Boks: Seferi lufton për titullin kampion bote në versionin UBO dhe LBF

Kundërshtari i tij është çeku Roman Kracik

Me moton “KTHIMI” bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi nga Korita e Gostivarit, sonte do të zhvilloi luftën e tij të 29 në boksin professional,ai do të lufton për titullin kampion bote në peshata e rënda në versionin UBO dhe LBF, ndërsa kundërshtarii tij është boksieri çek, 51 vjeçari Roman Kracik i cili gjatë karrierës së të gjatë ka 50 lufta prej të cilave 38 fitore 11 humbje 1 barazim, ndërsa luftën e tij të fundit e ka pasur në dhjetor tw vitit 2021, raporton KlanMacedonia.

Në matjen zyrtare Sefer Seferi ka peshuar 89.7 kg, ndërsa kundërshatri i tij Roman Kracik ka 90 kg.

Lufta mes Sefer Seferit dhe çekut Roman Kracik zhvillohet sonte Burgdorf të Zvicrës ku pritet të përkrahet nga shumë abshkëatdhetar tanë që jetojnë dhe veprojnë në Perëndim.

Spektakli i sontëm sportive në Burgdorf fillon në orën 19:00, ndërsa Seferi pritet të ngjitet në ring pas ores 21:00. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share