Kovaçevski: Të dielën mblidhen partnerët e koalicionit qeverisës

“ZGJEDHJET DO TË MBAHEN NË TERMININ E RREGULLT – NË VITIN 2024”

Kryeministri Dimitar Kovacevski ka konfirmuar se të dielën do të mblidhen partnerët e koalicionit që janë pjesë e Parlamentit dhe Qeverisë, ku sic tha ai, do të riafirmohet qëndrimi se zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt në vitin 2024 bashkë me ato presidenciale.

Takimi, sic ka deklaruar Kryeministri Kovacevski, është thirrur me qëllim që qytetarët të binden se në kohë të krizave, Qeveria kujdeset për qytetarët, duke adresuar Kritika ndaj opozitës për destruktivitet dhe bllokime.

“Edhe më e tmerrshme, në opozitë ka parti politike që haptazi kundërshtojnë anëtarësimin tonë në BE dhe NATO dhe të cilët haptazi shkojnë në takime në Moskë, në kohën kur e gjithë Evropa bashkë me SHBA-të po lufton për të ruajtur demokracitë në vendet që janë pjesë e BE-së, kandidatë për BE dhe ata që duan të bëhen anëtare të BE-së”, deklaroi kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski

Ndryshe, takimi I partnerëve të koalicionit qeverisë pritet të mbahet një ditë pas protestës së madhe të VMRO-DPMNE-së që paralajmërohet për të Shtunën më 18 Qershor.

Sipas disa njoftimeve bisedimet midis partnerëve të koalicionit qeveritar duhet të rezultojnë me një deklaratë të përbashkët se bashkë mbeten në qëndrimin se Zgjedhjet Parlamentare duhet të mbahen në vitin 2024. Qëndrimit të këtillë, do t`i paraprinte një analizë e detajuar dhe diskutime për situatën aktuale – nën prizmin e sfidave ekonomike dhe energjetike, resurseve dhe masave për përballje me këto sfida, aspektet e sigurisë në kontekst të luftës në Ukrainë si dhe cështja e zhbllokimit të rrugës integruese të RMV-së, e cila gjendet para javës vendimtare./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share