Lajm i rëndësishëm për Formula 1 Çmimi i Madh i Australisë do të mbahet në Melbourne, marrëveshje kjo që është e vlefshme deri në vitin 2035.
Akordi është arritur dhe njoftimi ka ardhur në faqet zyrtare.Edhe pse kishte kohë, pasi në funksion ishte një marrëveshje deri në vitin 2025, është parë e arsyeshme që të nënshkruhet një dokument akoma më afatgjatë.
Në këtë pistë do garojnë gjithashtu për herë të parë prej vitit 2023 edhe Formula 2 dhe Formula 3.
“Çmimi i Madh i Australisë do të jetë në kalendarin e garave të F1 deri në të paktën 2035 në Melburn” – shkruhet në njoftim.