Ndeshjet e Kombëtares në Ligën e Kombeve ku synimi është vendi i parë në grup ishin për t’u harruar. 1 pikë në 2 takimet e para, pas barazimit 1 – 1 në transfertë me Islandën dhe humbjes 2 – 1 në shtëpi me Izraelin. Janë shënuar vetëm 2 gola një prej të cilëve me 11-metërsh, pas 66 aksioneve të krijuara, çka tregon se fuqia goditëse është jashtëzakonisht e ulët. Në këtë statistikë kemi lënë pas San Marinon, Gjibraltarin dhe Lihtenshtejnin.
Nga ana tjetër në portë fatmirësisht në 11 raste që kuqezinjtë kanë lejuar kundërshtarin të godasë kuadratin, 8 prej tyre janë neutralizuar. Ndërhyrjet e sigurta të Berishës kanë evituar gola të sigurtë. Pa të në portë gjërat mund të ishin edhe më keq se kaq.
Po ashtu Shqipëria është e dobët në gjysmëfushën e saj ku ka rikuperuar 78 topa, për të lënë pas vetëm Estoninë që na barazoi pa gola në miqësoren e luajtur në Tiranë.
Kontradiktorë me rezultatet e marra janë të dhënat për mbajtjen e topit dhe pasimet e kryera. Në të dy ndeshjet e para Shqipëria ka një mesatare prej 52.5% të mbajtjes së topit dhe 81.3% saktësi në pasim, çka tregon se aftësitë e lojtarëve të hedhur në fushë nuk janë të pakta. Për atë që duhet të krenohemi janë ndërhyrjet e parregullta ku janë fërshëllyer 27. Më Fair Play se Shqipëria janë vetëm Luksemburgu, Estonia dhe Qipro.
Tv Klan