Qeveria: Masat japin rezultat prej 5-10% janë ulur çmimet e produkteve bazë

Vendimi i Qeverisë për ngrirjen e marzhit të produkteve të caktuara për të kufizuar rritjen e çmimeve dha rezultate menjëherë. Çmimet e produkteve bazë janë ulur nga 5 deri në 10%. Korrigjimi i çmimit është bërë nga sot dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ulja më e madhe pritet te vaji për gatim  deri në 10%, më tej te makaronat, si dhe të gjitha produktet e tjera bazë që mbulohen nga vendimi i qeverisë,  thuhet në njoftimin e Qeverisë

Qeveria në kontinuitet e ndjek dhe monitoron vazhdimisht situatën dhe në kushtet e rritjeve të reja të paralajmëruara të çmimeve të produkteve ndërhyri menjëherë për të mbrojtur standardin e qytetarëve. Për bukë të bardhë, sheqer dhe vaj përcaktohet marzha tregtare në 5%. Kurse për miellin, makaronat, shpagetat dhe orizin është përcaktuar marzhë prej 10%.

Në periudhën që vjen do të vazhdojnë kontrollet intensive për tregtarët me qëllim që të mos ketë rritje drassdtike të marzhave dhe të njejtat në të njejtën kohë të sanksionohen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Qeveria në vazhdim do të ndjek gjendjen dhe nëse do të ketë nevojë vendimi për ngrirjen e çmimeve të vazhdojë deri në fund të vitit 2022, thuhet në komiunikatën e Qeverisë./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share