Pas vizitës në Kiev, kryeministri i vendit Edi Rama dhe kreu i qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviç janë takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe më pas të 3 liderët kanë dhënë një konferencë të përbashkët për mediat.
Presidenti i Ukrainës Zelensky ka postuar në rrjetin social në Facebook këtë konferencë krahas së cilës ka shkruar se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin dhënien e statusit së vendit kandidat për anëtarësim në BE për Ukrainën. Zelensky këtë e shikon si plotësim dhe forcim aftësish mes vendeve të Bashkimit Europian teksa falenderon Ramën dhe Abazoviçin për vizitën.
“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin dhënien e statusit të vendit tonë kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë evropiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit. Edi Rama dhe Dritan Abazoviç, ju faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive!”, ka shkruar Zelensky./tvklan.al