Shaqiri flet për problemet me regjistrimin elektronik

Pas lajmit të Klan Maqedoni se regjistrimi i nxënësve nëpër shkolla të mesme me programin online ka rënë nga sistemi dhe se disa nxënës po hasnin vështirsi në regjistrim, është prononcuar edhe ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.

Ministri Shaqiri për Klan Maqedoni theksoi se deri tani me regjistrim elektronik janë regjistruar afër 12 mijë nxënës duke plotësuar aplikimet.

Ai gjithashtu njoftoi se janë në komunikim me shkollat dhe se ky problem do të tejkalohet. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share