NATO duhet të ndërtojë “gatishmëri edhe më të lartë” dhe të forcojë aftësitë e saj të armëve përgjatë kufirit të saj lindor në vazhdën e pushtimit rus në Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg e dha këtë deklaratë pas bisedimeve jozyrtare në Holandë me kryeministrin holandez Mark Rutte dhe krerët e Danimarkës, Polonisë, Letonisë, Rumanisë, Portugalisë dhe Belgjikës përpara një samiti më të gjerë të NATO-s në Madrid në fund të muajit.
“Diskutuam gjithashtu aplikimet historike të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO. Anëtarësimi i tyre do t’i bëjë ata më të sigurt dhe aleancën tonë më të fortë. Dialogu ynë vazhdon për të gjetur një rrugë të bashkuar përpara. Në Madrid, ne do të biem dakord për një forcim të madh të qëndrimit tone. Diskutuam nevojën për një prani më të fuqishme dhe të gatshme luftarake, si dhe pajisje e furnizime më armë të rënda në rast se konflikti shtrihet edhe më gjerë”.
I pyetur në lidhje me aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën, Stoltenberg tha se ai po kërkonte “një rrugë të bashkuar përpara” për të zgjidhur kundërshtimin nga Turqia, e cila la shprehur një mendim të kundërt me atë të shumë shteteve të tjera që janë pro anëtarësimit të vendeve nordike në aleancën ushtarake.
Gjatë intervistave të mëparshme presidenti Rexhep Taip Erdogan e konsideroi mbështetjen e aleancës për këto dy shtetet si një përkrahje për militantët kurdë. Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, NATO ka rritur praninë e saj në Baltik. Stoltenberg tha se NATO do të japë një fuqizim të mëtejshëm të aleancës kur të 30 anëtarët të takohen 29-30 qershor në kryeqytetin spanjoll.
Klan News