Allabakovski lirohet nga arresti shtëpiak, i merret pasaporta si masë kujdesi

Pas arrestit tetë ditor shtëpiak, këngëtari Llambe Allabakovski i cili dyshohet për shkaktimin e zjarrit në Qendrën e Kulturës “Vanço Mihajllov” në Manastir sot është në liri, ndërsa si masë kujdesi i është marrë pasaporta konfirmoi avokati i tij Darko Stefanovski për tv Telma.

Ndryshe ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit kur Allabakovski ka  vënë flakën  portës hyrëse të klubit bullgar “Vanço Mihajllov” në Manastir. Në fillim këngëtarit iun dha masa e arrestit shtëpiak ku erdhi si rrjedhojë e ankesës së avokatit të tij , kërkesë që është pranuar nga Gjykata Themelore e Manastirit./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share