Në seancën e saj të 52-të , Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendim për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës në përputhje me një nga kushtet e nenit 75 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, sipas të cilit këshillat komunalë do të shpërndahen nëse nuk miratojnë llogarinë përfundimtare dhe buxhetin deri më 31 mars parashikuar me ligj.
Për këtë vendim, në përputhje me ligjin, Qeveria do ta informojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të vijuar me zbatimin e procedurës për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Këshillin e Komunës së Tetovës në përputhje me dispozitat ligjore./KLanMacedonia/