Seminar rajonal: Kërcënimet që lidhen me krimin e organizuar

SPASOVSKI: QASJE RAJONALE PËR DEFINIMIN E KËRCËNIMEVE SPECIFIKE

Metodologjitë që shfrytëzohen për zbatimin e vlerësimeve të kërcënimeve që lidhen me krimin e organizuar dhe në shërbim të strategjive repressive dhe politikës së ndëshkimit, ishte qëllimi I seminarit për Evropën Juglindore në organizim të Ambasadës së Francës në Shkup.

Në seminarin që për temë ka kërcënimet që lidhen me krimin e organizuar, në organizim të mbasadës së Francës në Shkup, Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, ka theksuar se në luftën kundër formave të ndryshme të krimit është e domosdoshme edhe bashkëpunimi I afërt midis organeve për zbatimin e ligjit, përmes identifikimit të prioriteteve të përbashkëta për bashkëpunim.

“Duke marrë parasysh se situata e sigurisë në vendet e Rajonit, para së gjithash në Rrugën ballkanike si indikator për ekzistimin e aktiviteteve kriminale dhe praninë e grupeve kriminale, reflektohet ndaj situatës së sigurisë së vetë BE-së, është identifikuar nevoja e përbashkët për qasje rajonale me qëllim të definimit të kërcënimeve specifike kundër vendeve të saja anëtare” – tha Spasovski.

Spasovski ka potencuar një sërë dokumente strategjike ku njihen kërcënimet dhe rreziqet me të cilët përballet vendi. Mes tyre është edhe SOKTA 2021 – Vlerësimi kombëtar I kërcënimeve nga krimi I organizuar dhe serioz”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share