Ekipet shqiptare në kupat e Europës

Lëvizje te Tirana, Partizani, Vllaznia dhe Laçi

Ekipet pjesëmarrëse në kupat e Europës po ndërhyjnë në merkato. Tirana pas rinovimit me trajnerin Orges Shehi, mbrojtësit Najdovski e Toshevski afroi mesfushorët Albano Aleksi e Ardit Hila dhe sulmuesin Florent Hasani. Te bardheblutë që do të përgatiten në Turqi në prag të Champions League mund të ketë edhe ndërhyrje të tjera.

Te Vllaznia përkrah rinovimeve po vijnë dhe lojtarë të rinj para Conference League ku do ta nisë nga turi i dytë si fituese e Kupës së Shqipërisë. Esin Hakaj dhe Fjoart Jonuzi zgjatën kontratat. Grupit i janë bashkuar edhe mesfushori Lorik Boshnjaku e zv/trajneri Vioresin Sinani.

Te Partizani me rikonfirmimin trajnerit Dritan Mehmeti po punohet për ekipin e sezonit të ri. Prej 15 qershorit do të zhvendosen në Slloveni ku do të edhe miqësore me skuadra vendase si Mura, Jardan Dekani e Maribor para Conference League.

Edhe te Laci po punojnë, por ende nuk ka zyrtarizime, por vetëm largime. Shortet do të hidhen këtë javë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share