Shqipëria, kërkesë që të anëtarësohet në Mekanizmin e BE për Mbrojtjen Civile! Rama: Hap domethënës

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar komisionerit të BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič kërkesën zyrtare që Shqipëria të bëhet pjesë e mekanizmit të BE-së për mbrojtjen civile. Kreu i qeverisë u shpreh gjatë një konference të përbashkët për shtyp se anëtarësimi në këtë union është një hap shumë domethënës për Shqipërinë.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë Bashkim Europian të mbrojtjes civile sepse i tillë quhet në fakt ky union, që funksionon me këtë mekanizëm është një hap shumë domethënës, por njëkohësisht është edhe një lehtësim i madh për ne po të kemi parasysh nevojat e vazhdueshme që kemi. Nuk bëhet fjalë vetëm për të marrë, por edhe për të dhënë. Nuk bëhet fjalë vetëm për të përfituar nga kontributi i të tjerëve, por edhe për të përfituar nga kontributi jonë sado modest në këtë mekanizëm. Falenderoj komisionerin dhe e pamë të udhës që dorëzimin e letrës së interesit për anëtarësimin e Shqipërisë në union ta bëjmë publikisht me firmën e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe nëpërmjet meje, komisionerit”, u shpreh Rama.

Ndërkohë eurokomisioneri Lenarčič tha se Shqipëria i mungon listës me vendet pjesëmarrëse në këtë union mbrojtjeje civile. Ai u shpreh që mbështet personalisht objektivin e Shqipërisë që të bëhet sa më shpejt pjesë e këtij mekanizmi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Mekanizmi i BE për Mbrojtjen Civile nuk përmban vetëm 27 shtete anëtare, por edhe disa shtete të tjera që siç e thashë pak më parë i quajmë shtete të tjera pjesëmarrëse në këtë mekanizëm. Për momentin kemi 6 shtete të tilla Islandën, Norvegjinë, Turqinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Disa mungojnë nga kjo listë dhe njëra prej tyre është Shqipëria dhe kemi vendosur që kjo gjë duhej të ndryshonte. Jam i lumtur që ju sot keni vendosur të më dorëzoni kërkesën zyrtare të Shqipërisë, pra letrën zyrtare që Shqipëria të bëhet shtet pjesëmarrës i mekanizmit të BE-së për mbrojtjen civile. E pranoj këtë kërkesë tuajën zyrtare me kënaqësi të madhe. Personalisht e mbështes këtë objektiv tuajin dhe synimi është që të bashkëpunojmë me ju që kjo dëshirë e juaja të bëhet realitet sa më shpejt të jetë e mundur pasi ideja është që Shqipëria jo vetëm të ketë mundësi të mbështetet tek solidariteti i vendeve të tjera, por edhe Shqipëria të tregojë solidaritetin e vet kur vendet e tjera kanë nevojë për të”, tha Lenarčič. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share