Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama, kanë pranuar idenë e kolegut të tyre malazez, Dritan Abazoviq që bashkërisht ta vizitojnë Kievin – shkruan gazeta e Malit të Zi “Vijesti” duke u thirrur në burimet e saja.
Presidenti I Ukrainës, Volodimir Zelenski, të Enjten përmes bisedës telefonike kishte ftuar Abazoviqin që ta vizitojë Kievin, pas cka Kryeministri malazez ka inicuar idenë për vizitë të përbashkët me Kryeministrat tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor që janë vende të NATO-s, sic thuhet, që të dërgohet një mesazh I përbashkët e I fuqishëm nga Ballkani Perëndimor, për sovranitetin dhe Integritetin e Ukrainës.
Sic shkruan gazeta “Vijesti” tashmë mbetet vetëm harmonizimi I terminit. /KlanMacedonia/