Gjatë fundjavës ka rënë tavani i një kopshti për fëmijë në Shkup këtë e ka bërë të ditur deputeti Antonio Milloshovski nga rradhët e VMRO DPMNE-së.
“Në kopshtin “Majski Cvet” (Karposh, Taftalixhe 2) ra tavani i kopshtit për fundjavë, derisa fatmirësisht nuk kishte fëmijë, as të lënduar apo viktima. Por duhet të ketë përgjegjësi për këtë ndërtim të rrezikshëm, për bujën për një objekt që kujdeset për fëmijët e vegjël dhe për tenderin”, ka shkruar Antonio Miloshoski./KlanMacedonia/