Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se më datën 12.06.2022 në ora 22.30 minuta nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikqyrje Kufitare Bogorodicë, në autostradën Bogorodicë-Gjevgjeli i kanë privuar nga liria B.A. (35) dhe I.A. (63). të dy nga Tetova. Në të vërtetë, gjatë kontrollit të realizuar në automjetin ”bmw”, me targa regjistrimi të Gostivarit, i drejtuar nga B.A. në të cilin si bashkëudhëtar ka qenë I.A. janë gjetur 10 persona-migrantë nga Siria. Personat migrantë janë transferuar në Qendrën Tranzitore Pranuese ”Vinojug” në Gjevgjeli, kurse B.A. dhe I.A. janë arrestuar në stacion policor për procedurë të mëtejme. Në koordinim me Prokuror Publik, pas dokumentimit të plotë të rastit kundër B.A. dhe I.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Lexo gjithashtu
Grubi: Marrëveshja e Ohrit avancoi të drejtat e bashkësive, vendosim standarte të barabarta për të gjithë
Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot mori…
07.11.22 11:52
Boki 13 kërkon takim me Islam Abazin – do t’i dorëzojë ”Bomba”
AVOKATËT: PROCESI TË NDIQET ME VËMENDJE Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, ka kërkuar një takim me…
22.02.23 12:12
Shkup/ Kryhet me sukses ndërhyrja e rrallë kirurgjike në zemër, vendoset stendë në harkun e aortës
Nga Klinika e Kardiokirurgjisë thonë se me sukses kanë vendosur stendë në harkun e aortës te një pacient…
15.09.23 10:22