Me lot në sy, 4 prindërit amerikanë rrëfehen për birin e tyre nga Shqipëria (VIDEO)

Djali i tyre shqiptar iu tha “ju dua” në shqip 4 prindërve të tij amerikanë që kanë ardhur në “E diela shqiptare” në Tv Klan. Të përlotur, të prekur, të emocionuar, secili prej tyre rrëfen diçka për Ingritin dhe ndikimin e tij tek ta, në njëfarë mënyre, duke i kthyer mbrapsht surprizën e tij në “Ka Një Mesazh Për Ty”.

Xhek: Ai më ka ndihmuar ta shikoj botën me sy tjetër.

Laurie: Është shumë i zgjuar dhe më ka qëndruar pranë kur më ndërroi jetë babai.

Stejsi: Është shumë vetëmohues. Gjithmonë jep, qofshin ato këshilla, një dorë për të të ndihmuar. Na ka treguar shumë gjëra për mënyrën e tij të jetesës, vlerat e tij të familjes dhe kemi mësuar shumë nga ai, si të jemi njerëz më të mirë. Po, është një njeri i bukur dhe kjo për shkak të familjes së tij të bukur, prindërve të tij të mrekullueshëm, Gëzimin, Donën.

Tim: Do doja të mendoja që unë i dhashë disa cilësi të mira, por ai është aq perfekt. Ai më ka mësuar./tvklan.al

https://youtu.be/SYP03j3Qp7w

Lexo gjithashtu
Total
0
Share