Personat me nevoja të veçanta dhe sfidat gjatë lëvizjes me karroca (VIDEO)

ERTAN SHAKIRI: ÇDO DITË KALOJ KËTË RRUGË, ÇDO DITË E KAM TË VËSHTIRË

Mungesa e infraskturës adekuate, personat me nevoja të veçanta gjithnjë e më shumë e kanë të vështirë lëvzijen e tyre me karrocë. Ertan Shakiri njëri nga ata persona, shprehet se përpos neglishencës së autoriteteve edhe qytetarët me makinat e tyre vështirojnë lëvizjen e tyre.

Ertani dhe shumë persona tjerë me nevoja të veçanta, çdo ditë përballen me pengesa gjatë lëvizjes me karrocat e tyre nëpër trotuaret e rrugëve të Çairit, raporton KlanMacedonia.

“Ju e patë edhe vetë se si ballafaqohet një person me aftësi të veçanta, makinat parkohen këtu, pinë kafe, argëtohen, nuk u intereson aspak se a ka persona me aftësi të veçanta” – tha Ertan Shakiri nga shoqata SOS-VITA.

“Çdo ditë kaloj këtë rrugë, çdo ditë e kam të vështirë, na rrezikohet jeta”.

Ndersa Bejtullah Bejtullahu krahas thirrjes që qytetarët të kenë kujdes gjatë vozitjes në rrugën kryesore, kërkon që të kenë rrugë të posaçme ku do të lëviznin lirshëm.

“Përditshmëria jonë është kjo, rruges kryesore me karroca rrezikojmë jetën tonë” – tha Bejtullah Bejtullahu, anetar i SOS-VITA.

“Mesazhi im do të ishte që të angazhohen të gjithë ata që kanë mundësi, të na e lehtësojnë edhe neve që jemi në karrige me rrota, të kemi të paktën rrugët tona për të mos rrezikuar jetën tonë”.

Pavarësisht sfidave të shumta, Ertani dhe pjesëtaret tjerë të shoqates SOS-Vita, janë shumë aktiv në këtë Shoqatë, e cila është në shërbim për të gjithë personat me nevoja të veçanta. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share