Nesër në Shkup vjen kancelari gjerman Olaf Scholz, Qeveria bën të ditur agjendën

Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup.

Siç njofton pres-shërbimi qeveritar, kancelarin Scholz dhe delegacionin e tij në pllajën para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i presë kryeministri Dimitar Kovaçevski, me ceremoni për pritje me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Sipas axhendës, pas ceremoninë së pritjes, është parashikuar takim kokë më kokë me kryeministrin Kovaçevski, pas çka pason takim dypalësh me anëtarët e dy delegacioneve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vizita zyrtare e kancelarit Scholz do të përfundojë me konferencë të përbashkët për shtyp me kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski

Scholz në Shkup vjen pas vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi, në suaza të vizitës dyditore në rajon, ndërkaq pritet të vizitojë edhe Bullgarinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share