Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenski i ka dërguar letër presidentit Stevo Pendarovski, i cili në maj të këtij viti i kishte dërguar letër të njëjtit.
“Falënderimet e mia të përzemërta për ju personalisht, zoti President, dhe për popullin e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e strategjisë së integrimit evropian të Ukrainës dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për vendin tonë, për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një qëndrim kaq i sinqertë i Presidentit të Maqedonisë së Veriut, i cila tashmë është vend kandidat për anëtarësim në BE, është i me rëndësie të veçantë. Shpresoj që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur. Është koha që Bashkimi Evropian të marrë vendime të rëndësishme politike. Besoj se edhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të mund të avancojë me sukses drejt anëtarësimit në BE dhe një ditë vendet tona mike do t’i bashkohen familjes së përbashkët evropiane si anëtarë të plotë të BE-së”, ka shkruar mes tjerash Zelenski.