Mediat italiane kanë bërë publike emrin e 26-vjeçarit shqiptar i cili ndërroi jetë më 7 Qershor si pasojë e një aksidenti. Redon Abazi tentoi që t’i arratisej policisë me makinë. Por në një kthesë ai humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga.
Për pasojë, Abazi ndërroi jetë menjëherë. I plagosuri mbeti shoku i tij, pasagjer në makinë, i identifikuar Behar Roshi. Ky është një 31-vjeçar që duhej të kryente një dënim me 4 vjet e 2 muaj burg. Prandaj mediat italiane shkruajnë se ky mund të jetë shkaku i aksidentit që përfundoi në një tragjedi të vërtetë.
31-vjeçari Roshi pasi doli makina nga rruga u përpoq të arratisej pavarësisht se ishte i lënduar. Megjithatë ai vu në pranga pak më vonë nga autoritetet. Në momentin e arrestimit, Roshi ka bërë rezistencë dhe dyshohet se ka sulmuar karabinierët duke u shkaktuar atyre lëndime të konsiderueshme.
Gjatë seancës gjyqësore, Roshit iu komunikua edhe urdhri me burg 4 vjet e 2 muaj, për dënimet të vjetra. Bëhet fjalë për një tjetër rezistencë ndaj zyrtarëve publik, por edhe shkelje të rregullave të emigracionit. Shqiptari ka sqaruar se nuk e drejtonte ai automjetin, por arsye për arratisjen nuk dha. /tvklan.al