Këshilli i Ministrave ka vendosur që të japë 1 milion Euro për Ukrainë, si ndihmë financiare për luftën që po zhvillon me Rusinë.
“Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e ndihmës financiare humanitare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për Qeverinë e Ukrainës në shumën 1 milion Euro. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Ukraina është sulmuar ushtarakisht nga Rusia prej pothuajse 4 muajsh. Shumë shtete të tjera kanë ofruar ndihmë ushtarake dhe financiare për Ukrainën. /tvklan.al