GJERMANIA DO TË NDIHMOJË VENDET E BALLKANIT PËR ANËTARËSIM NË BE
Me Kosovën ka nisur vizitën e tij në Ballkan kancelari gjerman Olaf Scholz.
Pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti ,ai përmendi se në shtator pritet që të arrihen 4 marrëveshje në kuadër të procesit të Berlinit.
Sipas tij ky proces është një shenjë që Gjermania me të gjitha mundësitë që ka do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkangjitur BE-së por kërkoi që edhe pjesëmarrësit të punojnë në këtë proces.
Kur u pyet për Ballkanin e Hapur ai tha se prioritet i japin Tregut të Përbashkët Rajonal.
Sa i përket Open Balkan, dua ta them të qartë se ne prioritet të madh i japim Tregut të Përbashkët Rajonal që mendojmë se duhet të përparojë dhe çështjet brenda tij mund të realizohen dhe të çohen përpara deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz.
Kancelari Scholz tha se shtete që duan të anëtarësohen në BE duhet t’i ndjekin rregullat e lirisë së lëvizjes, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
Kurti e Scholz kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë Serbi.
“Përfaqësuesi i BE-së Lajcak e ka mbështetjen tonë kurse dialogu është platforma që i hap rrugën evropiane Kosovës. Marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe njohjen e Kosovës sepse është e paimagjuneshme që dy shtetet që nuk e njohin njëra-tjerën të anëtarësohen në BE.
Kancelari gjerman bëri të ditur se janë duke u angazhuar vazhdimisht për ti bindur partnerët evropian që Kosovës duhet ti hiqet regjimi i vizave, deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz.
Bashkimi Evropian duhet të bëjë punën e saj për liberalizimin e vizave. Unë me partnerë jemi duke u angazhuar për këtë. Ne angazhohemi që liberalizimi i vizave të bëhet sa më shpejt pasi kushtet janë plotësuar. Ne po flasim me partnerët tanë në mënyrë që t‘i bindim edhe ata siç jemi bindur ne deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz.
Pas Kosovës kancelari gjerman ka vizituar Beogradin ndërsa të shtunën do të qëndrojë në Shkup dhe në Sofje./KlanMacedonia/