ARSIMTARËT PLOTËSOJNË DITARET ELEKTONIK, RRJETI I INTERNETIT BIE
Po i evidentojnë notat në ditarin elektronik. Arsimtarja Mevlude së bashku me mësimdhënëit e tjerë nga shkolla fillore “Dituria” në Saraj kanë përcjellë nxënësit në pushim por ata ende vinë në shkollë për ta plotësuar ditarin elektronik por rrjeti i internetit shpeshherë bie.
“Këtyre ditëve të fundit është evidente vështëria në rrjetin e interentit pasi zakonisht është kështu në fund të vitit rrjeti është më i ngarkuar pak si më vështirë shkon më gjatë” – tha Mevlude Iseni, arsimtare, raporton KlanMacedonia.
Pandemia dhe mësimi online kanë lënë shumë pasoja tek nxënësit veçanërisht tek klasat më të ulta thonë arsimtarët.
“Dukshëm ka lënë pasoja mësimi online tek nxënësit sidomos tek klasat më të ulëta. Vërehet kontinuiteti i punës, ndërpreja e mësimit. Dukshëm ka një ngecje tek fëmijët. Pasataj duheshte kohë të adaptohen pas kthimit me prezencë fizike. Si vit ka qenë me të vërtetë i vështirë. Pandemia e bëri të veten. Si vit shkollor ka qenë mjaftë i vështirë” – tha Mevlude Iseni.
Klasat ishin të zbrazura ndërkaq mund të vëreheshin nxënës të cilët po i kthenin librat. Ndryshe nxënësit nuk vijuan mësim në fillim të gjysmëvjetorit të dytë për shkak të situatës epidemiologjike me COVID-19 dhe gati tri javë për shkak grevës së mësimdhënëve në të gjithë shkollat e vendit, por kjo nuk bëri që viti shkollor të vazhdohet. /KlanMacedonia/
https://www.youtube.com/watch?v=1BwQRREUePs