Rama dhe Abazoviç prezantojnë urën që do të lidhë Velipojën dhe Ulqinin: Le ta ndërtojmë!

Në Ohër, aty ku ndodhen për samitin e “Ballkanit të Hapur”, Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Dritan Abazoviç kanë prezantuar projektin e urës së re Velipojë-Ulqin. Kjo urë, sipas kreut të qeverisë shqiptare do të jetë një simbol i bukur e domethënës i vizionit për t’u afruar gjithnjë e më shumë nën frymën e bashkëpunimit, integrimit dhe zhvillimit rajonal.

Drejtuesit e Fondit Shqiptar të Zhvillimit tha se aktualisht ndodhen në fazën e përgatitjes së projektit të detajuar, i cili pritet që të prezantohet në muajin Gusht të këtij vitit. Dy zonat, Ulqini dhe Velipoja, janë shumë afër dhe kanë një largësi ajrore vetëm 1 kilometër me njëra-tjetrën. Por nga pikëpamja e ndërlidhshmërisë janë larg pasi mes tyre ndodhet një rrugë 73 kilometra e gjatë.

Me projektin e urës së re, do të kemi një distancë të shkurtuar 73 herë mes dy zonave. Ura do të ketë një gjatësi prej 310 metrash me 3 harqe. Ajo është e kategorisë C1. Pra do të ketë mundësinë që të përdoret për makinat, kamionët, kalimtarët, biçikletat dhe do të ketë 2 korsi, gjithashtu dhe pjesën e vendpushimeve dhe trotuareve. Ura do të ketë një lartësi që lejon kalimin nën të në rastin kur lumi Buna do të jetë i hapur për mjetet lundruese.

“Është shumë irracionale që dikush nuk e ka bërë më parë sepse nuk është kaq e ndërlikuar. Me këtë urë do të kemi shumë efekte pozitive në të dyja anët dhe ndërlidhshmëria mes dy vendeve do të jetë shumë më e madhe. Ura simbolikisht dëshmon që nuk jemi vetëm Ballkan i Hapur, por që jemi në një fazë të re të mënyrës si kuptojmë marrëdhëniet dy palëshe dhe ato rajonale. Kjo është një urë që do të përdoret nga shumë njerëz që vizitojnë vendet tona. Mendoj që kjo është ideja e përsosur. 100% keni mbështetjen time. Le të ecim shpejt, le të mos nxjerrim ndërlikime të tjera administrative, por të vijojmë menjëherë drejt projektit përfundimtar”, u shpreh Abazoviç.

Ndërsa Rama u përgjigj duke u shprehur: Jam shumë mirënjohës sepse ky është vizioni juaj. Kjo ishte nxitja juaj. Ndaj nuk duhet të grindemi se e kujt qe ideja më e mirë, por t’i zbatojmë këto ide mjaft të mira. Jam shumë i lumtur që të bashkohem me ju për ta zbatuar këtë. Kjo është fryma e Ballkanit të Hapur. Gjithçka tjetër që njerëzit mund të thonë nuk ka problem, por kjo është fryma. Pres me padurim të vij t’ju vizitoj në Malin e Zi në shpresë brenda Korrikut, dhe më pas në Gusht për t’ju dorëzuar projektin. Së paku le të arrijmë atë fazën e 70 vjetëve përpara ku gjyshja ime e cila jetonte asokohe në Shkodër i përdorte këto anije dhe ishte nostalgjike për atë kohë. Po të shohësh foto të Marubit sheh vende kaq të bukura me varka të vogla që lundronin. Së paku le të arrijmë aty dhe pastaj për anijet më të mëdha. Edhe ato do të vijnë me kohën sigurisht. Jemi këtu që të ndërtojmë një urë dhe do të ndërtojmë një urë. Le të ndërtojmë urën./tvklan.al

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/517526813482295/

Lexo gjithashtu

Dorëhiqet Vuçiq

Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë sot dorëheqjen…
Më tepër
Total
0
Share