MAQEDONIA E VERIUT DHE BUXHETI JANË PAPAJTUESHMËRITË KRYESORE
Shkas për largimin e ministrave të partisë “Ka një popull të tillë” nga koalicioni katërnanëtarësh në pushtet në Sofje, sipas liderit Sllavi Trifonov është se Qeveria nuk punon si duhet. Arsyeja, siç theksoi Trifonov në videofjalimin për opinionin, e publikuar sot pasdite janë dy çështje: Maqedonia e Veriut dhe fakti që shteti nuk ka para. Maqedonia është pjesë e rëndësishme e historisë dhe e shpirtit tonë dhe askush nuk ka të drejtë të marrë vendime të njëanshme kundër vullnetit të popullit bullgar, deklaroi Trifonov.
SLLAVI TRIFONOV, “KA NJË POPULL TË TILLË”
“Në raport me Maqedoninë e Veriut Kryeministri udhëheq politikë tjetër të jashtme, e ndryshme nga politika e Ministrisë së Punëve të Jashtme. E ndryshme nga politika e Parlamentit dhe e ndryshme nga politika e deklaruar në Këshillin Konsultativ te Presidenti. Kryeministri u ka premtuar liderëve të ndryshmë të Evropës dhe të botës se do ta heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe bën gjithçka që është e mundur që kjo të ndodhë. Derisa pjesa më e madhe e popullit bullgar dëshirojnë që Maqedonia e Veriut të fillijë negociata kur do ta plotësojë Marrëveshjen në mes dy vendeve, e nënshkruar në vitin 2017,” deklaroi Sllavi Trifonov
E gjysmë ore pasi kjo parti njoftoi se do të tërheqë ministrat nga qeveria, kryeministri bullgar Petkov njoftoi se do të udhëheqë një qeveri të pakicës.
“Jemi gati për një qeveri të pakicës, por nuk do të shpenzojmë asnjë levë pa mbikëqyrje” deklaroi Kiril Petkov kryeministër i Bullgarisë
Partia “Ka një popull të tillë” që dol inga qeveria kishte katër ministra në kabinetin e Petkovit, i cili numëron 21 pozicione ministrash./KLanMacedonia/