Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se sot (08.06.2022) në ora 04.30 minuta nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikqyrje Kufiatre Bogorodicë, te vendi i quajtur ”Tablla” afër f. Bogorodicë i kanë privuar nga liria A.Z. (24) dhe J.S. të dy nga f. Kopaçin Doll-Tetovë. Në të vërtetë, gjatë kontrollit të realizuar në automjetin ”ford tranzit”, me targa regjsitrimi të Shkupit, i drejtuar nga A.Z. në të cilin si bashkëudhëtar ka qenë S.J. janë gjetur 40 persona-migrantë (30 nga Pakistani, 6 nga Afganistani dhe 4 nga India). Për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër penale të kryer ”kontrabandë me migrantë”, shoferi dhe bashkëudhëtari janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim adekuat. Personat migrantë janë transferuar në Qendrën Tranzitore Pranuese ”Vinojug” në Gjevgjeli.
Lexo gjithashtu
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, më freskët dhe me reshje shiu, të cilat në…
26.04.23 08:59
Mickoski: Shumë parti të pushtetit ia ”shkelin syrin” VMRO-DPMNE-së
Kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë një prononcimi për mediat nga Vevçana, ka theksuar se shumë parti që…
13.01.24 14:49
“LEVICA”: Talat Xhaferi të dorëhiqet nga njëri prej funksioneve!?
Departamenti juridik i Partisë “E Majta”, Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, i ka dorëzuar ankesë për konstatimin…
26.10.22 11:42