Berlin: Makina shkel kalimtarët – një i vdekur

PESË TË LËNDUAR NË GJENDJE KRITIKE

Një person është vrarë dhe të paktën dhjetëra janë plagosur pasi një makinë shkeli një turmë njerëzish në një rrugë në Berlin.

Zyrtarët e emergjencave thanë se është e paqartë nëse incidenti, që ndodhi në orën 10:30, ishte i qëllimshëm apo aksident.

Një zëdhënës i policisë u tha gazetarëve se shoferi i makinës është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në qendër të Berlinit, në një prej rrugëve më të frekuentuara.

Sipas raportimeve, makina ka kaluar përmes trotuarit dhe më pas është përplasur për një dyqan.

Kryetarja e Berlinit, Fanziska Giffey, tha përmes Tuitterit se autoritetet po punojnë për të qartësuar shkakun e kësaj ngjarjeje. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share