RISTOVSKI & ÇURLINOV: BESOJMË TE UNITETI DHE SHPIRTI I EKIPIT
Përfaqësuesja A e Maqedonisë së Veriut vazhdon përgatitjet për vazhdimin e ndeshjeve të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Reprezentacioni të enjten luan kundër Gjeorgjisë në arenën “Todor Proeski” dhe tri ditë më vonë presim Gjibraltarin. Përshtypjet e para janë se atmosfera në ekip është nivelit të duhur ndaj edhe pritet këtë ta dëshmojnë fitore kundë Gjeorgjisë.
Mbrëmë në Qendrën stërvitore të FFM-së, përfaqësuesja e RMV-së në futboll ka zhvilluar séancen e rregullt stërvitore në prag të ndeshjes kundër Gjeorgjisë. Futbollisti Milan Ristovski thotë se uniteti dhe shpirti ekipor mund të sjellin fitore
MILAN RISTOVSKI – FUTBOLLIST I REPREZENTACIONIT
“Sigurisht se do të jetë ndeshje e vështirë. Do të vijnë të motivuar kundër neve, luftojnë pë vendin e parë megjithatë Ne mund të fitojmë kundër Gjeorgjisë nëse besojmë në veten tonë, në cilësinë tonë, nëse besojmë në idetë e trajnerit dhe natyrisht të tregojmë dëshirë dhe luftë në ndeshjen e së enjtes”
Futbollisti Darko Çurlinov tha se çdo ndeshje është e rëndësishme dhe duhet të fitohet edhe pse është i vetëdijshëm se Gjeorgjia është kundërshtare serioze
DARKO ÇURLINOV – FUTBOLLIST I REPREZENTACIONIT
“Dy ndeshjet e fundit ishin të një lloji tjetër. Nuk mendoj se niveli ynë ishte i ulët, por ato ndeshje i luani me një kundërshtar më të mbyllur dhe përpiqeni të merrni tre pikët. Synimi ynë është të përfundojmë në vendin e parë. Për momentin po mendojmë vetëm për çdo ndeshje të radhës. Çdo ndeshje është vendimtare dhe ne duhet ta fitojmë çdo ndeshje”, tha Çurlinov.
Ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Gjeorgjisë, e cila do të luhet në arenën kombëtare “Todor Proeski” në Shkup, është caktuar të enjten me fillim nga ora 20:45. /KlanMacedonia/