Bosnje-Hercegovina nuk është pjesë e Ballkanit të Hapur, por në samitin e mbajtur në Ohër këtë të mërkurë, një përfaqësues i lartë i shtetit ka marrë pjesë në këtë takim.
Në fjalën e tij, Tegeltija u shpreh se liderët e Bosnjes nuk kanë asnjë përgjigje për vendi nuk është bërë pjesë e Bosnje-Hercegovinës.
Por ai theksoi se ka shkuar në samitin e Ballkanit të Hapur sepse komuniteti i biznesit boshnjak, por edhe qytetarët, janë pro kësaj nisme.
“Bosnje-Hercegovina për fat të keq nuk ka konsensus për Ballkanin e Hapur. Nuk ka as përgjigje negative. Thjesht është një heshtje. Sipas meje janë një pjesë e paragjykimeve nga e kaluara për atë nga kush është propozues i kësaj iniciative, kush do të përfitojë, ka pasur edhe ndikime politike. Jam këtu sepse e di sepse gjithë biznesi në Bosnje-Hercegovinë e mbështet projektin e Ballkanit të Hapur. Këtu jam sepse e di se numri më i madh i qytetarëve të Bosnje-Hercegovinës mbështet këtë projekt. Këtu jam edhe për shkak të faktit se përfaqësuesit e Bosnjes marrin pjesë në të njëjtat negociata në nivele teknike në kuadër të Ballkanit të Hapur. Besoj se Bosnje-Hercegovina do të jetë shumë shpejt pjesë e Ballkanit të Hapur. T’i hapim kufijtë tanë për lëvizje të njerëzve, kapitalit, ideve, mallrave”, u shpreh Tegeltija. /tvklan.al