Escobar për “Ballkanin e Hapur”: Mbështes që kjo iniciativë të jetë ekonomike, nuk është projekt politik

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për Samitin e “Ballkanit të Hapur”. Gjatë fjalës së tij, Escobar ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin këtë iniciativë.

Gabriel Escobar: SHBA e shohin Ballkanin Perëndimor nga prizma e shekullit 2022. Ballkani Perëndimor ka një pozitë shumë të mirë gjeografike, ka resurse mahnitëse, ne e përkrahim Ballkanin Perëndimor. Na jep shumë mundësi të mëdha. Ka potencial që të jetë qendër e energjisë, ka kapactietet të jetë qendër e gazit në Europë. Ballkani Perëndimor është pjesa e Evropës që ka rritje më të madhe dhe ne do të ballafaqohemi me probleme, bashkarisht do ia dalim. SHBA e përkrahin inciativën. Duhet të punojmë për një integrim më të madh evropian. Iniciativa “Ballkani i Hapur” është vetëm një nga këto iniciativa që promovojnë paqe dhe stabilitet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, i dërguari i posacëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Escobar ka pasur disa propozime për liderët e këtij rajoni.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gabriel Escobar: Unë ju jap kurajo liderëve të kërkojnë mënyra si të bashkëpunojnë. Plan për zhvillim institucional, për shembull krijimi i kushteve për investitorët. Na duhet një ekonomi që t’i ndihmojmë investitorët të punojnë ligjërisht.

Escobar tha theksuar se mbështet që kjo iniciativë të jetë ekonimike teksa ka shtuar se ky nuk është një projekt polittik, po ekonomik.

Gabriel Escobar: Ju mbështes që kjo iniciativë të jetë ekonomike. Ky nuk është projekt politik, por ekonomik dhe të fokusohet për krijimin e kushteve për njerëzit e rajonit.

Në fund të fjalës së tij, Gabriel Escobar ka shprehur mbështetjen që ka SHBA për vendet e Ballkanit Perëndimor për rrugën drejt integrimit evropian./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share