Ju njoftojmë që më 11 qershor të vitit 2022 (e shtunë) Kryetari i Qeverisë së Republiksë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të takohet me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Sholc, i cili do të jetë në vizitë zyrtare njëditore në vendin tonë.
Sipas agjendës së vizitës pritja zyrtare para Qeverisë është në orën 08:30, ndërsa më pas vijon takim dypalësh i të dyja delegacioneve.
Programi për vizitën parashikon edhe konferencë të përbashkët për shtyp të Kryeministrit Kovaçevski dhe kancelarit Sholc në orën 09:45 me format për pyetje të gazetarëve 2+2.
Përfaqësuesit e mediave të cilët janë të interesuar për ndjekjen e pritjes zyrtare dhe konferencën e përbashkët për shtyp, duhet të akreditohen në këtë link https://forms.gle/352YdoSEZiEfCnWV7 më së voni deri më 9 qershor të vitit 2022 (e enjte) deri në orën 10:00.