Angelina Jolie ka shitur aksionet e saj nga prona e përbashkët që kishte me ish-bashkëshortin, Brad Pitt. Në dokumentet ligjore të publikuara së fundmi theksohet se e gjitha kjo situatë e krijuar nga Jolie mund të ketë qenë e qëllimshme për të “shkatërruar” ish-bashkëshortin. Aksionet e saj iu shitën një pronari me origjinë nga Rusia.
BBC shkruan se Pitt ka kërkuar zgjidhjen ligjore dhe e ka paditur ish-bashkëshorten për shitjen e pronës që ata kishin blerë së bashku në vitin 2008. Sipas Pitt, vendimi i Jolie për t’ia shitur pronën një oligarku rus e detyroi atë të krijonte partneritet “me një të huaj dhe shoqata keqdashëse për ekonominë.”
Pitt ende nuk ka komentuar gjerësisht për këtë ngjarje. Ai shprehet gjithashtu se është i revoltuar nga kjo situatë pasi ai dhe ish-bashkëshortja e tij kishin rënë dakort paraprakisht që nuk do i shisnit aksione e tyre pa dakortësinë e palës tjetër.
Në dokumentet ligjore të marra nga agjencia e lajmeve PA, pretendohet se Jolie ia shiti pjesën e saj të aksioneve një prodhuesi pijesh alkoolike me bazë në Luksemburg, të kontrolluar nga oligarku rus Yuri Shefler./tvklan.al