Gjermani, shans për azilkërkuesit e refuzuar por të integruar!

Nëse projektligji miratohet pritet të përfitojnë 105 000 persona

Të gjithë atyre individëve që u është refuzuar kërkesa e azilit, por që ndërkohë janë të integruar në Gjermani, do të mund të qëndrojnë të ardhmen në këtë vend.

Kështu raporton revista gjermane “Der Spiegel” e cila thotë se Ministria e Punëve të Brendshme në Berlin ka një projektligj që do t’u japë shansin azilkërkuesve të refuzuar të qëndrojnë në Gjermani. Nëse  ky projektligj i cili pritet të paraqitet së shpejti do të hyjë në fuqi pritet që të përfitojnë 105 000 persona.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Përmes kësaj  të gjithë ata emigrant që jetojnë prej pesë vjetësh apo më gjatë në Gjermani me lejen “Duldung” që është pezullim i përkohshëm i dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi do të kenë mundësi që të jetojnë legalisht përgjithmonë.

Konkretisht personat e prekur nga rregullorja e do të merrnin për 1 vit provë, një leje qëndrimi. Nëse në këtë kohë ata tregojnë se zotërojnë gjuhën gjermane dhe mund ta sigurojnë jetesën, mund të marrin një leje qëndrimi afatgjatë në Gjermani. Personat e dënuar nuk përfitojnë, ashtu si ata që kanë bërë të dhëna të gabuara për identitetin e tyre për të penguar dëbimin.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser është angazhuar për dëbimin me pasoja të azilkërkuesve të refuzuar që nuk respektojnë ligjet gjermane.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share