Mashtrimet me kriptovaluta “gëlltisin” mbi një miliard dollarë

Që nga fillimi i vitit 2021, vetëm në Shtetet e Bashkuara, lloje të ndryshme të mashtrimeve të lidhura me kriptovalutat kanë ‘gëlltitur’ më shumë se 1 miliard dollarë, 60 për qind më shumë nga viti 2018.

Raporti i Agjencisë Federale të Tregtisë (FTC) tregon se rreth 46 mijë amerikanë që nga fillimi i vitit të kaluar kanë qenë viktima të mashtruesve që përdorën kriptovalutën si “karrem” në biznesin e tyre të paligjshëm.

Më shumë se gjysma e të mashtruarve pretendojnë se kanë rënë në “kurth” pasi kanë ndjekur reklamat, postimet apo mesazhet e postuara në rrjete të ndryshme sociale.

Në raport thuhet se gati katër nga 10 dollarët e humbur në këtë mënyrë lidhen me mashtrimin, i cili në shumicën e rasteve ishte Instagram, Facebook, WhatsApp dhe Telegram.

Shifrat zyrtare për këto raste tregojnë se 575 milionë dollarë dëme lidheshin drejtpërdrejt me promovimin e mundësive false për investime.

Viktimat e “operacioneve” të tilla dëshmojnë se faqet e internetit dhe aplikacionet e tyre u mundësonin atyre të gjurmonin lëvizjen e vlerës së kriptovalutave të tyre, por ato ishin faqe false në aplikacione sepse nuk mund të “merrnin” investimin përmes tyre.

Kriptovalutat më së shpeshti të përdorua në pagesa nga mashtruesit gjatë një viti e gjysmë të kaluar, janë bitcoin (70 për qind), tether (10 për qind) dhe ether (9 për qind), sipas FTC, ku viktimat e mashtrimit humbën mesatarisht nga 2600 dollarë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share