Tërmeti dridh Ulqinin

Departamenti i Sizmologjisë në Institutin e Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë të Malit të Zi mëngjesin e sotëm ka regjistruar një tërmet mesatar me epiqendër pesë kilometra në juglindje të Ulqinit.

Në uebfaqen e Institutit të Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë bëhet e ditur se fuqia e tërmetit ishte 4,1 ballë të shkallës së Rihterit.

Epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej 12 kilometrash.

Mësohet se tërmeti mund të ketë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në zonën e epiqendrës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share