Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur konkurs për pranimin e 600 policëve.
“Kandidati duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të jetë i moshës madhore, por të mos i ketë të mbushura 25 vjet nëse për herë të pare lidhë marrëdhënie pune në vendin e punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të cilën është i paraparë arsimi i mesëm;- në mënyrë aktive të përdorë gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik;- me kontrollimet e sigurisë të vërtetohet se nuk ka rrezik të sigurisë për punësim të kandidatit;- të ketë të përfunduara së paku katër vjet të arsimit të mesëm;- të ketë aftësi shëndetësore dhe psikofizike;- me aktgjykim të prerë të mos i jetë i shqiptuar dënim për ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës;- të mos jetë anëtar i partisë politike ose anëtar i organeve ose trupave të partisë politike, dhe- të ketë të dhënë testin e integritetit”, thonë mes tjerash nga MPB.
Përveç kushteve fillestare, kandidatët duhet të plotësojnë edhe disa kushte të posaçme.
“Është e nevojshme gjatësia trupore prej më së paku 175 centimetra (meshkujt), përkatësisht 165 centimetra (femrat)- përgatitje të lartë fizike individuale.3. Kandidatët e interesuar domosdo të dorëzojnë dëshmi për plotësimin e kushteve të nevojshme për vendin e punës, në origjinal ose kopje e verifikuar te noteri, edhe atë:- certifikatë nga Libri amë i të Lindurve,- diplomë për përfundimin e shkollës së mesme katër vjeçare, dhe- dy fotografi, me dimensione 3,5cm x 4,5cm. Ndaj kërkesës, kandidati është i obliguar të dorëzojë deklaratë të nënshkruar nga vetë ai me të cilën konfirmon se nuk është anëtar i partisë politike ose anëtar i organeve dhe trupave të partisë politike”, thonë nga MPB.
Më tepër: https://mvr.gov.mk/vest/20735