REAGIME TË NDRYSHME PËR LIGJSHËMRINË E RRUGËS DERI TE AUTOQEFALIA E KOM-AO
Patriarku serb Porfirij sot në Beograd ia dorëzoi “tomosin” ose dokumentin për autoqefali kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase, Z.Z. Stefanit. Kjo ka ndodhur larg syve të besimtarëve, për dallim nga dy lutjet e përbashkëta gjatë muajit të kaluar, kur erdhi deri te pajtimi i të dyja kishave të cilat ishin në mosmarrëveshje për 55 vite. Kreu i Kishës Serbe më 24 maj në liturgjinë e përbashkët në Shkup njoftoi se Sinodi Botëror i Kishës Ortodokse Serbe, si organi më i lartë i kishës amë, miraton pavarësinë e kishës maqedonase, duke mos theksuar se tomosin do ta dorëzojë ai, në vend të patriarkut ekumenik Bartolomeu, ashtu siç prisnin shumica e njohësve.
Në liturgjinë e tretë të përbashkët, që sot në mëngjes u mbajt në Beograd dhe për të cilën shumë pak nga Maqedonia e Veriut ishin në dijeni, Kreu i Kishës Ortodokse Serbe Porfirij ia dorëzoi tomosin, dokument-vulë për autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, Kreut Z.Z Stefanit. Gjatë predikimeve me shprehje të mirënjohjes, Kryepeshkopi maqedonas theksoi.
“Nga duart tuaja erdhi gëzimi për vendin e ndriçuar nga fjalët e Palit, erdhi ngushëllimi për të gjithë priftërinjtë e Ohrit ndër shekuj, erdhi edhe drejtësia për Ohrin, katedralja jonë e lashtë, për qytetin e shenjtorëve Klimenti dhe Naumi, për qytetin kishë nga kishat, për Jerusalemin sllav, i cili është burimi i spiritualitetit dhe kulturës mbarësllave.”
Në fjalimin e tij patriarku serb Porfirij, sipas agjencisë Tanjug, ka thënë se janë krijuar kushte që edhe Arqipeshkvia e Ohrit të ketë aftësi të jetë e pavarur, duke sugjeruar që tani e njëjta vetë të gjejë emër të përshtatshëm. Sipas njohësve, ky nuk është momenti më i dëshiruar për pavarësimin e KOM, përkatësisht tomosin është dashur ta dorëzojë Patriarku Ekumenik dhe jo ai serb, deklaroi Kryepeshkopi Stefan, kisha ortodokse maqedonase, Arqipeshkvia e Ohrit
“Hapat e Kishës Ortodokse Serbe deri më sot kanë qenë konstruktivë, por veprimi i sotëm demonstron rivalitet kundrejt Patriarkanës Ekumenike. Me fjalë të tjera, KOM-AO tani është vënë si peng i marrëdhënieve të Carigradit dhe Moskës, përmes Beogradit. Patriarku serb guxoi t’i ndryshojë rregullat kanunore të Kishës Ortodokse të vendosura që nga ekzistimi i saj. Në vend që ta njoftojë Patriarkun Ekumenik se Kisha Ortodokse Serbe pajtohet me Tomosin për autoqefali të Arqipeshkvisë së Ohrit, Porfirij vetë e ka nënshkruar dokumentin, i cili në botën ortodokse nuk është asgjë tjetër pos pjesë e mashtrimit më të madh në historinë e ortodoksisë.” deklaeuan nga Religija,mk
Më 12 qershor është caktuar liturgji e përbashkët në mes Kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase, Z.Z. Stefan me patriarkun ekumenik Bartolomeun në Stamboll, ku pritet të qartësohet nëse pajtueshmëria që pranohet tomosi është e ligjshme ose do të ketë hapa shtesë për bashkim të vërtetë të Kishës Ortodokse Maqedonase – në të ardhmen, siç duket vetëm Arqipeshkvia e Ohrit, me pjesën tjetër të botës ortodokse./KlanMacedonia/