Salah edhe një vit në “Anfield” për t’i mbajtur premtimin Barcelonës

Mohamed Salah mund të kalojë te Barcelona verën e ardhshme. Salah ka kontratë me Liverpool deri vitin e tjetër, ndërsa rinovimi ende nuk është arritur. Në një intervistë para disa ditësh, sulmuesi tha se do të qëndrojë te ‘Reds’, por me shumë gjasë vetëm deri sa të përmbush kontratën e tij.

Sipas ‘Mirror’ Barcelona i ka thënë Salah, se ai mund t’i bashkohet ekipit të tyre verën e ardhshme.

Liverpooli i kanë ofruar rinovimin e kontratës, por egjiptiani nuk ka pranuar, kështu ai merkaton e vitit 2023 mund të transferohet te Barca me parametra 0.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share