Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës kanë hequr 127 mijë e 393 pajisje shpërthyese, kryesisht nga zonat urbane në rajonet e Kievit, Chernihiv, Sumy dhe Zhytomyr.
Tërheqja e Forcave Ruse ka ofruar hapësirë për operacione të konsiderueshme të pastrimit të mjeteve shpërthyese, tha në një raport Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përcjell Klankosova.tv
Planet janë për të rritur këtë kapacitet me 80 ekipe të tjera, tha UNDP, me organizatat ndërkombëtare që punojnë së bashku me njësitë shtetërore të Ukrainës.