“Shumë mirë që funksioneri i BDI së Agim Nuhiu në formë shumë transparente tregoi se sa mjete finansiare ka pranuar Lëvizja BESA si pjesë e finansimit vjetor që u takon gjitha partive në bazë të ligjit për financim të partive politike.
E tash llogaritni Lëvizja BESA me atë finansim mbulon shpenzimet e selisë qendrore, selive lokale, administratën partiake dhe gjitha aktivitetet e tjera politike. Ndërsa BDI vetëm për një natë harxhon më shumë se mjetet që Agim Nuhiu ka treguar se pranon Lëvizja BESA. Prandaj funksionerit “të përjetshëm” të BDI-së le ti thotë dikush se mirë është të tregojë se prej ku i ka paratë BDI dhe si mund të harxhojnë për 1 natë të vetme mbi 40 rroga minimale për një vit!” thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.