Ministria për Punë të Brendshme njoftonë se në periudhën 02/03/06.2022 në rajonin e Qendrës, nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup nga liria i kanë privuar katër persona, për arsye se tek ata është gjetur drogë.
Më datën 02.06.2022 në ora 19:15 minuta nga liria është privuar G.L. (27) nga Shkupi, për arsye se tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Më datën 03.06.2022 në ora 00:10 minuta nga liria është privuar S.Gj. (28) nga Shkupi, për arsye se është gjetur dhe sekuestruar materie pluhur ngjyrë e bardhë, kurse në ora 00:15 minuta nga liria është privuar S.P. (20) nga Shkupi, tek i cili është gjetur marihuanë. Pak më vonë, në ora 01:20 minuta në të njëjtin rajon, nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese nga liria e kanë privuar G.P. (40) nga Shkupi, për arsye se tek ai është gjetur dhe sekuestruar materie e fortë ngjyrë e bardhë.
Personat janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.