207 sanksione në qytetin e Shkupit, 41 për vozitje të shpejtë

Ministria e Brendshme dje (31.05.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 207 masa, nga të cilat 41 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 20 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 26 sanksione për kundërvajtje nga motoçiklistë.

Janë vendosur 16 masa për përdorimin e celularit, shtatë sanksione për kundërvajtje nga këmbësorët, gjashtë masa për sinjalizim të mbyllur (drita e kuqe), 10 sanksione për mosrespektim të kalimit, nëntë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, pesë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, tre masa për automjetet me defekte teknike në transportin publik.

Vazhdojnë kontrollet e aksionit të intensifikuar. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share