Kosovë – Shqipëri: Mbledhja e përbashkët në fund të Qershorit

KURTI FLET PËR DIALOGUN DHE NËSE DO T`I VIZITOJË NË HAGË ISH-KRERËT E UÇK-së

Në fund te qershorit do të mbahet mbledhja e radhës e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka kërkuar nga ministrat që të kenë me prioritet çështjet që lidhen me marrëveshjet ndërshtetërore.

Ka kërkuar nga ta që draft-marrëveshjet t’i kenë të gatshme deri më 10 qershor. Ndërsa raportet me Shqipërinë i ka cilësuar të mira.

ALBIN KURTI- KRYEMINISTËR I KOSOVËS

Ai në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, është pyetur nëse do t’i vizitojë në Hagë ish krerët e UCK-së, njëjtë siç ka vepruar homologu i tij shqiptar, Edi Rama.

ALBIN KURTI- KRYEMINISTËR I KOSOVËS

Duke folur për dialogun me Serbinë ka thënë se njohja është në qendër të marrëveshjes ndërsa ka mohuar të kenë propozim të ri si qeveri për Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe.

Ka përmendur edhe moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për manastirin e Decanit duke thënë se ky vendin nuk i pëlqen ndonëse anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të kushtëzohet me këtë cështje

Lexo gjithashtu
Total
0
Share