Pas ftesës së dërguar nga BDI drejt partive shqiptare që të marrin pjesë në 20 vjetorin e themelimit të saj, partitë opozitare u përgjigjën se nuk do të marrin pjesë, përcjellë KlanMacedonia.
Nga Lëvizja BESA thanë se as që duan ta komentojnë ftesën e BDI-së, duke e cilësuar si veprim joserioz.
Kurse nga ASH-ja burime partiake thanë për Klan, se nuk do ti përgjigjen kësaj ftese dhe se nuk do të ketë përfaqësues të kësaj partie.
Nga ana tjetër partia në pushtet Alternativa thonë se do të marrin pjesë. /KlanMacedonia/