Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit, Rama: Jemi të privilegjuar

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria është e privilegjuar për marrjen e drejtimin të Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Rama shprehet se Shqipëria mbetet e angazhuar për drejtësi dhe paqe në botë.

Sipas Ramës, lufta e Rusisë në Ukrainë ka sfiduar sigurinë evropiane dhe ka tronditur rendin botëror bazuar në rregulla, ndaj dhe bota nuk duhet të mësohet me pandëshkueshmërinë.

Të martën, Rama zhvilloi një takim zyrtar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për programin dhe përparësitë e presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurisë së OKB-së.

Vitin e kaluar, Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për vitin 2022-2023. Në votim morën pjesë 190 shtete, ndërsa 175 prej tyre u shprehën pro Shqipërisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share