917 të arrestuar nga protestat në Francë

45 mijë policë janë vendosur në gjendje gatishmërie në Francë të premten në mbrëmje, ka bërë të ditur ministri i brendshëm – mes frikës së një nate të katërt trazirash.

Gérald Darmanin tha se 917 persona u arrestuan të enjten mbrëma – me disa prej tyre deri në 13 vjeç – dhe ka përsëritur thirrjet e qeverisë për prindërit që t’i mbajnë fëmijët e tyre larg trazirave, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Qeveria kërkoi gjithashtu mbylljen e shërbimeve të autobusëve dhe tramvajit gjatë natës dhe tha se automjetet e blinduara do të përdoren për të ndihmuar në zbatimin e ligjit.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka përditësuar udhëzimet e saj për britanikët që vizitojnë Francën, duke u kërkuar udhëtarëve të monitorojnë median dhe të shmangin protestat.

Trazirat filluan të martën pasi policia franceze qëlloi për vdekje një djalë 17-vjeçar me origjinë algjeriane, të quajtur Nahel M.

Oficeri që qëlloi Nahelin i ka kërkuar falje familjes, por vdekja e adoleshentit ka ringjallur ankesat për policinë dhe profilizimin racor në periferi të Francës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share