Një çift, të 2 të moshës 100 vjeç dhe të martuar për gati 8 dekada kanë ndërruar jetë vetëm disa orë larg njëri-tjetrit. Hubert dhe June Malicote u takuan në vitin 1941 dhe u martuan 2 vjet më vonë.
Burri dhe gruaja ndërruan jetë me 20 orë diferencë, përkatësisht Hubert vdiq në 30 Nëntor dhe June në 1 Dhjetor.
“Hubert vdiq disa orë më parë se June duke shënuar fundin e historisë së tyre 81-vjeçare të dashurisë”, thuhet në nekrologjinë e tij.
Një ditë para festës së Ditës së Falenderimeve, June u sëmur dhe vajza e saj e dërgoi në spital. Kur Hubert shkoi për të vizituar gruan e tij, u sëmur dhe ai. Hubert u shtrua gjithashtu në të njëjtën dhomë me June, dhe të dy pa ndjenja. Asnjërit prej tyre nuk i erdhi më vetëdija. Hubert vdiq në 21:15 të 30 Nëntorit ndërsa June u nda nga jeta në 17:40 të 1 Dhjetorit.
Djali i tyre tha se Hubert vdiq nga ‘zemra e thyer’, pasi pa bashkëshorten të shtrirë në shtratin e spitalit pa ndjenja.
Në fillim të këtij viti, çifti kishte festuar 79-vjetorin e martesës. June mbushi 100 vjeç më 13 Korrik, ndërsa burri i saj 10 ditë më pas. Çifti lanë pas tre fëmijë – Jo, Sam dhe Theresa McBride, 68 vjeç – shtatë nipër e mbesa dhe 11 stërnipër./tvklan.al