Gjykata e Posaçme dënoi shtetasin maqedonas N.A me 12 vjet burgim për akuzat e trafikut të 324 kilogramëve kokainë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, rapoton TV Klan.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi ulje të dënimit duke u mbyllur përfundimisht 8 vjet në qeli.
Shoferi N.A u arrestua në 18 Qershor të 2021 në Portin e Durrësit në drejtimin e një kamioni të nisur nga Maqedonia e Veriut i ngarkuar zyrtarisht me hekur, brenda të cilit u gjetën dhjetëra pako me kokainë.
Ato kishin paketime të ndryshme dhe logo si “Dior”, “Chicago Bulls” apo edhe “PSG”.
Për këtë hetuesit dyshojnë se shtetasi maqedonas do e dërgonte lëndën narkotike në Itali ku dhe më pas do ta merrnin porositës të ndryshëm.
Hetimet fillimisht u kryen nga Prokuroria e Durrësit, e cila 6 muaj pas arrestimit i dërgoi dosjen Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se N.A ishte pjesë e një grupi kriminal.
SPAK nuk arriti të identifikonte persona të tjerë të cilët qëndronin pas rastit të trafikut, por ka një procedim të hapur për këtë rast, duke vijuar hetimet./ Tv Klan