Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanovic pranoi zyrtarisht faktin se 11.5 tonë armë që u shkatërruan nga rrëzimi pranë qytetit Kavala në Greqinë veriore i avionit ukrainas Anatonov 12 ishin prodhim serb i dedikuar për Bangladeshin.
Ai tha se avioni transportues me armë serbe nuk ishte në rrugë drejt Ukrainës dhe se kompania ukrainase ishte vetëm pronare e mjetit fluturues. Të 8 anëtarët e ekuipazhit të avionit humbën jetën në këtë aksident ajror. Avioni që transportonte armët serbe u nis nga aeroporti i Nishit.
Ministria serbe e Mbrojtjes konfirmoi se që nga viti 2016 nuk kishte dhënë asnjë leje për transportin e armëve nga Serbia në Ukrainë apo Rusi. Ekspertë ushtarakë greke të eksplozivëve kanë përdorur drone, përpara se të afroheshin në vendin e rrëzimit, për shkak të rrezikut të ngarkesës.
Sipas mediave greke, piloti arriti t’i informonte autoritetet për një problem në njërin nga motorët e avionit. Atij, më pas, iu kërkua të ulej në aeroportin e Selanikut ose Kavalës, por pa sukses. Pasi mori drejtimin për në Kavallë, avioni u rrëzua rreth 40 kilometra në perëndim të aeroportit të këtij qyteti.
Tv Klan